Telenews

Si nëpër filma, momenti kur hajnat me kallash vjedhin argjendarinë në Suharekë

 

 

Është shpërndarë një video nga momenti kur hajnat kanë hyrë për të vjedhur në një argjendari në Suharekë.

Nga video shihen se si dy nga hajnat janë brenda argjendarisë duke thyer e vjedhur, ndërsa një tjetër qëndron jashtë me armë të tipit kallash duke kontrolluar perimetrin.

Siç është raportuar më herët, dy policë janë lënduar lehtë gjatë shkëmbit të zjarrit me hajnat. Edhe pse plagosja e policëve ende s’është konfirmuar.

Në postim thuhet se hajnat kanë lidhur shitësin dhe kanë shkrepur armët drejt policisë.

“HAJNAT ME KALLASHNIKOV vjedhën argjentarinë “Diakos”. Deri tash bëhet e ditur se ata kanë lidhur shitësin brenda dhe kanë shkrepur armët drejt policisë”, thuhet në njoftim./Telenews/

 

Të ngajshme

Sveçla: Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat

Donat Hashani

Abazi: Kurti po e do votimin e fshehtë sepse Rashiqi ia ka siguruar 3-4 vota nga Lista Serbe

Donat Hashani

Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator – shkurton rrugën drejt jugut

Valjeta Turkaj