Telenews

Limaj, opozitës: Ose jeni hipokritë, ose nuk po dini

 

 

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, kritika pos qeverisë ka pasur edhe për opozitën. Limaj tha në Rubikon se opozita aktuale kosovare nuk ka një qëndrim të qartë rreth temave madhore për vendin.

“12 orë bëjnë debat në Parlament dhe thonë na e sjell draftin ta shohim, atë drafin që ishte. E bisedon në emër të draftit, të nesërmen shkojnë krejt debatin e vet e përmbysin në takim te Lajçaku për dy minuta. Disa e kemi parë, disa se kemi parë, çka po e kritikon Albinin pra?”, tha Limaj në Klan Kosova.

Ai pati edhe një mesazh për palën opozitare.

“Ose jeni hipokritë, ose nuk dini. Nuk jeni të gatshëm të udhëhiqni beteja”, iu drejtua Limaj opozitës kosovare./Telenews/

Të ngajshme

Çitaku: Luftëtarët janë lënë krejt vetëm

KushtrimGuraj

Behrami: Qytetarët janë lodhur nga fushata “kush është më serb”

KushtrimGuraj

Prenkaj: Presidentja po kërkon njohjen nga Vatikani (VIDEO)

Donat Hashani