Telenews

Çitaku: Luftëtarët janë lënë krejt vetëm

citaku:-luftetaret-jane-lene-krejt-vetem

Vlora Çitaku ka thënë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë janë lënë krejtësisht vetëm nga shteti.

Sipas saj, nuk ka fare një angazhim politik shtetëror rreth mbrojtjes së tyre atje.

“Të them të drejtën, pjesa e dhimbshme në tërë këtë rrëfim është që luftëtarët tanë atje janë tërësisht të braktisur nga shteti”, ka thënë ajo në Jehonën Politike të Klan Kosovës.

“Ata janë luftëtarë pa atdhe atje”.

“Ta lëmë anash faktin që nuk kanë qenë fizikisht prezentë, sepse kjo edhe mund të justifikohet. Unë po flas për një mungesë totale të angazhimit politik e diplomatik për t’u dalë në ndihmë jo atyre, por historisë sonë”.

Të ngajshme

Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri filatelik

Valjeta Turkaj

Prishtinë, arrestohet pasi sulmoi policin

Valjeta Turkaj

Dita e Europës, çfarë është 9 Maji dhe pse është e rëndësishme?

Valjeta Turkaj