Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot me 99 vota një deklaratë të përbashkët pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Pas dakordimit mes grupeve parlamentare për harmonizimin e tekstit përfundimtar, deputetët e të gjitha forcave politike shprehën shqetësimin e thellë për dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në deklaratën e prezantuar nga Albulena Haxhiu, theksohet kundërshtimi i prerë ndaj kualifikimit juridik të përdorur në Hagë dhe kërkohet mobilizim i përgjithshëm institucional:
Po ashtu, përmes këtij dokumenti, institucionit më të lartë ligjvënës i kërkohet të ndërmarrë hapa konkretë në disa rrafshe.
Krahas miratimit të deklaratës me 99 vota pro, nga radhët e opozitës u kërkua që qeveria të mos vonojë ndryshimet e nevojshme ligjore për këtë çështje.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

