Telenews

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe vetëm në disa vise me intervale kohore me diell. Temperaturat shënojnë rritje, ndërsa priten edhe reshje të izoluara shiu e në ndonjë rajon edhe ndonjë rrebesh i izoluar. Temperatura maksimale deri në 14-15 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa zona me intervale kohore me diell. Vende-vende mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu. Në mbrëmje vonë reshje shiu në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë.

Gjatë natës dhe mëngjesin e hershëm të së shtunës fronti i ftohtë arrin në Kosovë dhe kushtëzon fillimisht reshje shiu e pastaj edhe reshje shqote e bore, pastaj të shtunën pas një pauze të shkurtër rifillojnë reshjet e borës në gati tërë Kosovës duke krijuar shtresa. Në zonat më të ulëta mos prisni borë deri në orët e pasdites së të shtunës.!

Të shtunën në tërë rajonin plotësisht vranët dhe me reshje bore. Shi në zonat mesdhetare të Shqipërisë dhe paradite shi mund të ketë edhe në zonat më të ulëta të Dukagjinit dhe Maqedonisë së Veriut. Pasdite dhe në mbrëmje temperaturat ulen më shumë dhe pritet borë edhe në ultësirat e Dukagjinit dhe Maqedonisë së Veriut.

Të dielen mjaft ftohtë dhe nganjëherë me rrebeshe bore veçanërisht në disa zona kodrinore-malore

Të ngajshme

Ngjarje tragjike në fermë, humbin jetën dy burra 42 dhe 72 vjeç

Yllka Gashi

Rritje shqetësuese e aksidenteve rrugore në Shqipëri, 10% më shumë në shtatë muaj

Yllka Gashi

Edhe ish-kongresmeni DioGuardi i shkruan liderëve partiakë – propozon Faton Bislimin për president

Yllka Gashi