Telenews

Ngjarje tragjike në fermë, humbin jetën dy burra 42 dhe 72 vjeç

Dy burra, të moshave 42 dhe 72 vjeç, kanë humbur jetën pasi ranë në një rezervuar industrial për silazh në një fermë në Cheshire të Anglisë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën pasdite, në një fermë në Cann Lane, në Aston by Budworth. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje rreth orës 12:20, ku gjetën dy burrat të rënë në rezervuar, shkruan Mirror.

Të dy u nxorën nga rezervuari, por fatkeqësisht u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa familjarët e viktimave janë njoftuar.

“Familja ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë periudhë të vështirë”, njoftoi policia.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj