Telenews

Bora vështirëson qarkullimin në Rrugën e Kombit

Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, çka ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve edhe në Rrugën e Kombit.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se bora është e dendur dhe se drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në Rajonin Jugor dhe Qendror, moti ka qenë i vranët me reshje shiu pa intensitet, pa sjellë probleme në akset rrugore, dhe se qarkullimi vijon normalisht.

Më tej thuhet se në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, ndërsa thonë se grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj