Gjatë ditës së hënë është dorëzuar në polici Aaron Rexhaj, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.
Ai është vetëdorëzuar së bashku me avokatin mbrojtës në njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë.
Më datë 26.11.2023, një person u godit për vdekje nga një veturë, vozitësi i së cilës më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim Aaron Rexhaj, i lindur më 5 maj 1999, në Paderborn të Gjermanisë, por me vendbanim në Pejë.
Siç njofton policia, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

