Telenews

Konjufca: 28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz

 

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Prekaz tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari, me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe daljes së parë publike të UÇK-së.

Konjufca tha se 28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, atje ku sipas tij, ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për lirë dhe ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së.

“Po ashtu kjo datë është edhe dalja publike e UCK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Nëntorët do të festohen gjithmonë, uroj që neve të na gjejnë gjithnjë më të bashkuar e më të fortë”, tha Konjufca

Bashkë me Konjufcën për homazhe në Prekaz ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Të ngajshme

54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë

Valjeta Turkaj

Mos prit të të zbulojnë rastësisht dil në vëmendje me Teleguide

Valjeta Turkaj

Mjegull në mes të vapës – Vlora mbulohet papritur

Valjeta Turkaj