Telenews

Martesat e gjinisë së njëjtë – Rrahmani garanton diçka

Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se në këtë legjislaturë Projekt- Kodi Civil nuk do të vijë në Kuvendin e Kosovës, sepse tha se nuk janë votat e nevojshme që të kalojë.

Sipas tij ka shumë çështje të tjera që duhet çuar përpara, më vend të Projekt- Kodit Civil.

“Lëvizja Vetëvendosje Kodin Civil nuk e ka votu legjislaturën e kaluar. Në kohën e qeverisjes Hoti nuk është votu prej Lëvizjes Vetëvendosje. Janë këta njerëz që nuk e kemi mbështet Kodin Civil. Mendoj që kemi shumë çështje të tjera që duhet me u diskutu dhe me ecë, kjo çështje nuk vjen më në këtë legjilaturë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse s’ka vota e mbështetje”, tha Rrahmani në Pressing.

“Nuk ka vota, s;ka qysh me ardhë në Kuvend”, tha ai për kalimin e Projekt-Kodit Civil.

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta