Telenews

Ballkani i pafat, mbyllet ndeshja me Plzenin

Ballkani ka pësuar humbje si vendës nga Viktoria Plzeni me rezultat minimal 0:1 sic kishte humbur në Çeki.

Pavarësisht iniciativës, kampioni i Kosovës u mund pas një goli të vonë të rezervistit Pavel Sulc nga rivënia nga këndi.

Sulc realizoi me kokë pas një gabimi të portierit Enea Kolici i cili nuk e mendoi mirë daljen e tij nga porta.

Me këtë humbje Ballkani bie në vendin e katërt të grupit C me katër pikë, aq sa ka edhe Astana.

Suharekasit mund të kualifikohen në xhiron e fundit vetëm nëse e mundin Dinamon e Zagrebit si mysafirë dhe Astana nuk fiton me Plzenin, ose nuk fiton aq sa ta ketë golaverazhin më të mirë se Ballkani.

Të ngajshme

Portugalia kërkon paqe me Ronaldon, planifikohet takimi për rikthimin e raporteve –

KushtrimGuraj

Manchester City apelon vendimin: “Klubi është i pafajshëm”

Rrezarta Ramaj

Man Utd rrit interesimin për Balden, e dëshiron në janar

Rrezarta Ramaj