Telenews

Manchester City apelon vendimin: “Klubi është i pafajshëm”

Manchester City ka zyrtarizuar apelin ndaj vendimit të Premier League, që e shpalli klubin fajtor për 114 nga 115 akuzat financiare të ngritura ndaj tij.

Klubi anglez e kundërshton fuqishëm vendimin dhe pretendon se procesi përmban “gabime themelore ligjore, faktike dhe procedurale”.

City këmbëngul se ka prova të pakundërshtueshme për të mbështetur pafajësinë e tij. Apeli do të shqyrtohet nga një bord i pavarur prej tre anëtarësh.

Sipas rregullave të Premier League, procesi pritet të përfundojë brenda 12 javësh, ndërsa vendimi i bordit pritet brenda 30 ditësh nga përfundimi i seancës.

Ndërkohë, Manchester City vijon të përballet me mundësinë e sanksioneve, të cilat mund të variojnë nga gjoba dhe zbritja e pikëve deri te përjashtimi nga Premier League, nëse vendimi përfundimtar mbetet në fuqi.

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Diaspora në Lozanë proteston në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet

Rrezarta Ramaj