Presidenti rus Vladimir Putin ka dalë në mbështetje të presidentit të deritanishëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiq përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi më 25 tetor.
“Udhëheqja aktuale e Serbisë, ish-presidenti dhe, shpresoj, kryeministri i ardhshëm Aleksandar Vuçiq, udhëheq një politikë të përmbajtur dhe tregon dëshirë për bashkëpunim me Rusinë.
“Ne sigurisht e mirëpresim atë dhe do t’ia kthejmë”, tha Putin në seancën plenare të Klubit Valdai.
Presidenti rus shtoi se mendimi i tij është i njohur mirë dhe se Rusia e vlerëson shumë siç tha qëndrimin e përmbajtur të Serbisë dhe vendimin për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës.
Së bashku me Bjellorusinë, Serbia është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur asnjë formë sanksionesh kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Vuçiqi dha dorëheqje nga posti i kreut të shtetit serb më 27 shtator.

