Telenews

Vjedhje në Aeroportin e Prishtinës

 

 

Është arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje.

Kjo pasi që një valixhe dhe një çantë krahu me dokument personale dhe 100 € para të gatshme janë gjetur te i dyshuar, e që paraprakisht i kishte raportuar si të humbura ankuesja femër kosovare pasi kishte arritur në ANP.

“ANP-Adem Jashari, 4.12.2023-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që një valixhe dhe një çantë krahu me dokument personale dhe 100 € para të gatshme janë gjetur te i dyshuari, të cilat i kishte raportuar si të humbura ankuesja femër kosovare pasi kishte arritur në ANP. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të premten dhe fundjavë në Kosovë?

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu