Telenews

Eksperti i sigurisë për vrasjen e Liridonës: Do të hetohet edhe lidhja e Naim Murselit me Behgjet Pacollin

 

 

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta mbrëmjen e 29 nëntorit me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit dhe që dyshohet se është ekzekutuar nga Granit Plava.

Shala tha se Prokuroria dhe hetimet do të intensifikohen edhe sa i përket lidhshmërisë që ka pasur Naim Murseli me Behgjet Pacollin, përveç asaj që Murseli ka qenë këshilltar pro bono i Pacollit sa kishte qenë shef i diplomacisë.

Çështja është se tanimë Prokuroria por edhe pjesa e hetimeve do të intensifikohen në aspektin e lidhshmërisë së tij me z.Pacolli. Përveç asaj që është e njohur që ka qenë këshilltar i Pacollit pro bono në kohën sa ka qenë në qeverisje”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala tha se duhet pyetur edhe për çështjen e divorcit, duke thënë se duhet pyetur tutje se çfarë ka ndodhur me procesin e divorcit që ishte nisur në vitin 2019 dhe nëse ka pasur influencim nga palët e treta që divorci s’ka marrë epilog.

Por mbi të gjitha në qoftë se konstatohet se, në 2019 ka pasur një proces të divorcit , është ndalur ky procesi divorcit, duhet pyetur më tutje se cili ishte shkaku i pengimit gjyqësor, a ka pasur ndonjë influencim nga palët e treta, kjo mbetet për t’u parë”, ka thënë Shala për Euronews Albania./Telenews/

Të ngajshme

Shqipëria goditet nga një tërmet

Valjeta Turkaj

Franca lëshon targat rozë për automjetet, çfarë tregojnë ato?

Erzana Fazliu

ShBA paralajmëron Iranin se “të gjitha opsionet janë në tryezë” në takimin e OKB-së

Valjeta Turkaj