Telenews

Dhunimi i 23 vjeçares nga Shqipëria në Pejë, arrestohen dy persona

 

 

Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore dyshohet se u dhunua dje në Pejë. Për këtë, janë arrestuar dy persona.

Arrestimin e tyre për Insajderin e ka konfirmuar Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Si rezultat i një pune intenzive hetimore policia ka identifikuar dy të dyshuar për rastin e djeshëm”, ka thënë ai shkurtimisht për mediumin.

Gjatë ditës së djeshme, Nikqi njoftoi se pas ekzaminimeve mjekësore të viktimës, është bërë e ditur se e njëjta është dhunuar.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, u shpreh ai. /Telenews/

Të ngajshme

Gjilan: I riu bie në kontakt me rrymën, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Donat Hashani

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

Donat Hashani

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, çertifikohet Lidhja e Prishtinës

Valjeta Turkaj