Telenews

Aksion antidrogë në Prizren – bastisen disa lokacione, kapet rreth 1.5 kg marihuanë, dy të arrestuar

Një aksion i gjerë antidrogë është zhvilluar sonte në Prizren, ku njësitë policore kanë bastisur disa lokacione dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari ilegale me narkotikë.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një sasi e konsiderueshme marihuane, rreth 1 kilogram e gjysmë.

Të arrestuarit janë identifikuar si: B.J dhe A.F.

Sipas informacioneve fillestare, droga është gjetur gjatë bastisjeve në disa lokacione, ndërsa dy të dyshuarit janë ndaluar dhe po intervistohen nga njësitë kompetente.

Rasti po trajtohet nga hetuesit për narkotikë, ndërsa pritet që ndaj të dyshuarve të iniciohen procedurat përkatëse penale.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të tjera sapo të konfirmohen zyrtarisht.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt paraqitën “skenarë që do t’i kishin zili edhe Hollywoodi”

Valjeta Turkaj

BE prezanton aplikacion të ri për verifikimin e moshës në internet

Valjeta Turkaj

Prokurorja: Tre versione të ndryshme nga të akuzuarit synojnë shmangien e përgjegjësisë penale

Valjeta Turkaj