Telenews

Pesë dokumente dhe një informatë: Këto janë dëshmitë që ju nevojitën për Shengen pas 1 janarit

 

 

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë për të lëzivur pa viza në zonën Shengen.

Integrimi Evropian i Kosovës, një mekanizëm i krijuar me qëllim informimin e qytetarëve për lëvizjen e lirë në Zonën Shengen, ka treguar se cilat janë dokumentet të cilat nevojiten për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen.

Pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit, detajet e udhëtimit (dokumenti i biletës), dokumentet e veturës (nëse udhëtoni me veturë) dhe dëshmi për mjetet financiare. Këto janë pesë dokumentet që ju nevojitën.

Po ashtu, ju duhet të paraqitni edhe informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit.

Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj) dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Shengen. /Telenews/

Të ngajshme

“Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, edhe në kuvendin shqiptar sot pati përplasje!

Valjeta Turkaj

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Ulpiana,

Valjeta Turkaj

Maqedonci takon ministren e mbrojtjes të Luksemburgut: Presim mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

Valjeta Turkaj