Telenews

Osmani deklarohet për njësitë speciale, të cilët protestuan dy herë për kushte më të mira financiare

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se e mirëpret vlerësimin në rritje për punën e Policisë së Kosovës.

Në adresimin vjetor të saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës të premten, Osmani vlerësoi performancën e Policisë së Kosovës.

Ajo u deklarua edhe për njësitë speciale të Policisë, të cilat kanë protestuar dy herë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Osmani tha se mbetet me shpresë që në muajt në vijim “do të bëhet shumë më shumë” për njësitë speciale.

“Prandaj, mirëpres rritjen e vlerësimit për Policinë e Kosovës përderisa mbes me shpresë që në muajt në vijim do të bëhet edhe shumë më shumë, sidomos për njësitë që vazhdimisht janë në mbrojte të sovranitetit tonë duke pasur parasysh rrezikshmërinë me të cilën përballen”, u shpreh Osmani.

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës ka protestuar dy herë, më 1 nëntor dhe 9 dhjetor, në kërkim të kushteve më të mira financiare.

Të ngajshme

Pse japonezët përdorin çadra edhe kur është diell?

Blearta

Alergjitë po vijnë më herët: Çfarë duhet të dini dhe si t‘i parandaloni

Blearta

Hodhën granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kapen dy të dyshuarit

Blearta