Telenews

Ky është 69-vjeçari që u gjet i vdekur në një trotuar në Prizren

Mëngjesin e sotëm një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren. Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës e cila fillimisht e ka pranuar informatën se i njëjti ka mbetur i shtrirë në trotuar.

Gazeta Sinjali përmes burimeve të saja ka mësuar emrin e personit që është gjetur i vdekur në trotuar.

Ai është Ramiz Gashi, 69 vjeç, i cili ishte nga Prizreni.

Për rastin gjatë ditës ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se menjëherë pasi e ka marrë informatën ka shkuar në vendngjarje dhe nga aty është kuptuar se i njëjti tanimë ishte pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Të ngajshme

Zjarri në fabrikën e metalit në Gjakovë, policia nis hetimet për shkaqet

KushtrimGuraj

Bie numri i bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë gjatë qershorit

KushtrimGuraj

Lansohet “Rrah Rrah 2”, projekti më i ri nga Fero

Blearta