Telenews

Ardhja e mërgimtarëve për fundvit, kaq janë pritjet për të hyrë në Kosovë

 

 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë në Kosovë në pikëkalimet kufitare janë shumë më të shkurta se sa mbrëmjen e kaluar.

Në pikëkalimin në Merdar, pritjet janë 30 minuta, derisa mbrëmë pritjet në këtë pikë kufitare, sipas kësaj qendre, kanë shkuar deri në tri orë.

Kolona të gjata gjatë ditës se djeshme ka pasur edhe në pikat tjera kufitare, kurse sot kolonë më të gjatë ka në pikën kufitare në Jarinje, ku pritjet shkojnë deri në një orë.

Derisa bëhet e ditur se pritjet në pikat tjera kufitare shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.

Ditëve të fundit janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në pikëkalimet kufitare për shkak se shumë bashkatdhetarë kanë marrë rrugën për Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit.

Të ngajshme

Murati thotë se nuk ka pagë të 13-të këtë vit

Valjeta Turkaj

Osmani: Kosova nuk do të lejojë që krimet të harrohet e gjenocidi të mohohet

Valjeta Turkaj

FSK trajnon ushtarët me aftësi mjekësore për fushëbetejë

Valjeta Turkaj