Telenews

11 të vdekur e 57 të lënduar si pasojë e një aksidenti në Turqi

 

 

11 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Turqi, në provincën Sangari. Po ashtu në këtë aksident raportohet se janë edhe 57 të lënduar.

Dyshohet se shkaktar i këtij aksidenti është mjegulla e dendur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën e Marmarasë, rreth orës 4:30 të mëngjesit sipas kohës lokale atje.

Fillimisht, një veturë goditi një kamion, e pastaj disa njerëzit zbritën nga makinat e tyre për të parë se çka ka ndodhur, e ata u goditën nga veturat që ishin duke ardhur me shpejtësi.

Kështu bëri të ditur guvernatori i provincës Sangario, Yasar Karadeniz.

Ai tha se shtatë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes dolën ekipet emergjente dhe zjarrfikësit.

Të ngajshme

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Valjeta Turkaj

Franca thotë se “Rafalet” i vendosi për t’i mbrojtur bazat e saj ushtarake në Emirate

Valjeta Turkaj

Për një mosmarrëveshje në komunikacion përleshen dy burra në Fushë Kosovë – bëhen për tretman mjekësor

Valjeta Turkaj