Telenews

Elita Rudi dedikim emocionues për 5-vjetorin e vajzës

elita-rudi-dedikim-emocionues-per-5-vjetorin-e-vajzes

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi, po feston sot një nga ditët më të rëndësishme për familjen e saj.

Vajza e saj, Bota, feston ditëlindjen dhe në këtë përvjetor të pestë, Elita ka zgjedhur fjalët më prekëse për ta uruar publikisht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet një foto emocionuese nga dita e lindjes së vogëlushes, moderatorja ka ndarë këtë dedikim plot dashuri:

“Bota ime, ti je surpriza më e bukur e jetës sime. Me ardhjen tënde familja jonë u bë e plotë. Na solle dashuri, zhurmë të ëmbël dhe kuptim në çdo ditë. Sot bën 5 vjet, krenaria ime.”

Kujtojmë se Elita dhe Gjiko janë prindër të lumtur të dy fëmijëve, një djali Zëri, dhe një vajze.

Ky 5-vjetor e gjen familjen më të bashkuar se kurrë, duke festuar rritjen e “engjëllit” të tyre të vogël.

Urime ditëlindjen e 5-të, Bota! Edhe 100 vite të tjera të bukura e të lumtura.

Të ngajshme

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj