Telenews

E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prizren

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Prizren, ku një person, i cili jetonte i vetëm, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet për rastin.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u i gjet i vdekur është Ramë Kryeziu, 31-vjeçar.

Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku konstatoi se viktima ishte pa shenja jete dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur se rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesë ku jetonte i vetëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.”

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të ngajshme

Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Erzana Fazliu

Zjarret në Los Anxhelos, Eva Longoria dhuron 1 milion dollarë falë Jeff Bezosit

Erzana Fazliu

Lajçaku e konfirmon se Serbia refuzoi takimin e përbashkët për të zhdukurit

Erzana Fazliu