Telenews

“Bashkë. Përpara.” – Mentor Ismaili prezanton kandidaturën për deputet

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mentor Ismaili, ka prezantuar vizionin dhe angazhimin e tij politik nën sloganin “Bashkë. Përpara.”, duke theksuar rëndësinë e unitetit, bashkëpunimit dhe përfaqësimit të përgjegjshëm në institucionet e vendit.

Ismaili shfaqet si një kandidat me qasje serioze dhe vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës, duke vënë në fokus interesin e qytetarëve dhe nevojën për politika që sjellin stabilitet dhe progres. Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për zëra që dëgjojnë, analizojnë dhe veprojnë në mënyrë konkrete për të mirën e përgjithshme.

Në kuadër të angazhimit të tij politik, Ismaili synon të kontribuojë në forcimin e institucioneve, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për brezat e ardhshëm. Sipas tij, përfaqësimi në Kuvend duhet të jetë i ndershëm, transparent dhe i lidhur ngushtë me realitetin e përditshëm të qytetarëve.

Me numrin 85 në listën zgjedhore të PDK-së, Mentor Ismaili u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin një vizion që synon ecjen përpara përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët.

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj