Telenews

Valbona Disha – Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e jashtëzakonshëm, pas suspendimit të Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë,  Lumturije Vuçetaj, në vend të saj ka caktuar prokuroren Valbona Disha – Haxhosaj.

Haxhosaj do të jetë ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë, raporton gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj.

Këto zhvillime erdhën pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe gjetjeve të raportit që janë paraqitur në kërkesën për fillim të hetimit disiplinor nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Të ngajshme

LAJM I FUNDIT: Pritet të suspendohen 11 zyrtarë policorë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt në Pejë

Rrezarta Ramaj

Kalon Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Rrezarta Ramaj

Rasti i Arlindës, pas kryeprokurores së Pejës – suspendohet edhe prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri

Rrezarta Ramaj