Telenews

LAJM I FUNDIT: Pritet të suspendohen 11 zyrtarë policorë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt në Pejë

Njëmbëdhjetë zyrtarë të Policisë së Kosovës pritet të suspendohen nga detyra, në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, masa e suspendimit do të merret ndaj 11 zyrtarëve policorë, të cilët kanë qenë të përfshirë në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt që nga fazat e mëhershme.

Ky zhvillim vjen pas nisjes së hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës, lidhur me veprimet dhe mosveprimet eventuale të zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të raportimeve të viktimës.

IPK kishte njoftuar se hetimet po zhvillohen me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të verifikimit të procedurave të ndjekura nga zyrtarët përgjegjës.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditur emrat e zyrtarëve që pritet të suspendohen.

Të ngajshme

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj

Valbona Disha – Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

Rrezarta Ramaj

Kalon Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Rrezarta Ramaj