Telenews

Vritet nënkryetari i Hamasit

Nënkryetari i Hamasit, Saleh al-Arouri, është vrarë gjatë një sulmi izraelit me dron në Bejrut.

Sipas televizionit shtetëror libanez, një raketë drone izraelite shënjestroi një zyrë rajonale të Hamasit në periferinë jugore të Bejrutit, ku Arouri besohej të ishte i pranishëm.

Të paktën katër persona u vranë në shpërthim, sipas agjencisë së lajmeve Rojters, duke konfirmuar vrasjen e liderit palestinez.

Arouri ishte një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit dhe udhëhoqi praninë e grupit në Bregun Perëndimor.

Të ngajshme

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj