Skuadra e Gironas ka arritur të marrë tre pikë ndaj Atletico Madridit, duke vazhduar kështu ndjekjen e Real Madridit në krye të tabelës së La Ligas.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së 19-të, përfundoi me rezultat 4:3, në të mirë të Gironas.
Vendasit e nisën mirë takimin, duke avancuar qysh në fillim të ndeshjes. Sulmuesi spanjoll, Valero shënoi golin e epërsisë në minutën e dytë të takimit, mirëpo nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigja e kundërshtarëve.
Alvaro Morata shënoi golin e barazimit pas një çereku, duke barazuar shifrat në 1:1.
Girona u kundërpërgjigj përsëri duke shënuar edhe dy gola tjerë me Savio (26′) dhe Blind (39′).
Megjithatë pjesa e parë e takimit u përmbyll me rezultat 3:2, me Moratan që shënoi edhe dy gola por që njëri prej tyre u anulua për pozicion jashtë loje.
Morata shënoi hat-trick në këtë ndeshje duke barazuar rezultatin në 3:3, në minutën e 54-të, por tre golat e tij nuk mjaftuan për të marrë të paktën tre pikë.
Ivan Martin shënoi golin e fitores në minutat e fundit të takimit, duke u futur afër zonës së 16-metërshit për ta ndëshkuar portierin kundërshtarë.
Me këtë fitore, Girona ka arritur kuotën e 48 pikëve, po aq sa ka edhe Reali në pozitën e parë.
Girona e Real Madridi ndiqen nga Barcelona e Atletico Madridi që kanë nga 38 pikë.

