Telenews

Anija ushtarake amerikane arrin në Portin e Durrësit

 

 

Një anije ushtarake e flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur në Portin e Durrësit. Në njoftimin e publikuar për media, thuhet se vizita të tilla në Shqipëri bazohen në historinë e gjatë të demonstrimit të përkushtimit të NATO-s për sigurinë detare në të gjithë rajonin.

Përveç kësaj, në njoftimin e Forcave Detare të SHBA-së thuhet se kjo vizitë është një mundësi për rritjen e partneritetit në mes të SHBA-së dhe Shqipërisë teksa të dy vendet punojnë së bashku për një Evropë stabile, të sigurt dhe të begatë.

“Vizita në port ofron një mundësi për të rritur partneritetin SHBA-Shqipëri, ndërsa të dy vendet punojnë së bashku për një Evropë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë. Gjithashtu u jep marinarëve dhe marinarëve civilë të USNS Trenton një shans për të përjetuar kulturën unike, pamjet historike dhe mikpritjen e një aleati të NATO-s”, thuhet në njoftim.

 

 

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Has, vdes shoferi

KushtrimGuraj

E vërteta e FSK-së, përtej iluzionit të shifrave dhe propagandës së Kurtit e Muratit

KushtrimGuraj

Musliu: Kushtetuesja u tregua tolerante ndaj adoleshencës së Kuvendit

Donat Hashani