Telenews

Babai i sulmuesit shqiptar merr hak për djalin, hyn në fushë dhe grushton portierin [video]

 

 

Shqiptarët janë të prirur që të rrëmbejnë skenën me skandale, gjë e cila ka ndodhur edhe sot në futbollin italian. Ajo që ndodhi pas vërshëllimës së fundit në takimin Cesena-Olbia 1-0, në ndeshjen e javës së 20-të të grupit B të Serisë C, ishte absurde.

Ndeshja u vendosur nga goli i Corazas në minutën e 19-të, por përjetoi një finale të tensionuar kur babai i Kristian Shpendit, sulmuesit të Cesenas, hyri në fushë nga tribuna për të tentuar të sulmonte portierin sard Filipo Rinaldi.

Shpendi mbërrin me vrap drejt qendrës së fushës, ku disa lojtarë dhe drejtues po bisedojnë pas ndeshjes. Në atë moment ai bie në kontakt me Rinaldin dhe e godet me të djathtën në fytyrë.

Agresori u ndal menjëherë nga Rikardo Kiarelo, mesfushori i Juventusit dhe anëtarë të tjerë të pankinës së Cesenas. Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte dhënë një goditje të rëndë djalit të tij gjatë ndeshjes, me sulmuesin e Cesenas që u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi të rëndë në vetull.

Mediat italiane raportojnë se presin raportin e arbitrit dhe verdiktin e gjyqtarit sportiv, pasi Cesena rrezikon skualifikimin nga fusha. Kristian Shpendi dhe vëllai i tij Binjak Stiven Shpendi që luan te Empoli janë pjesëtarë të ekipit Kombëtar shqiptar U-21 dhe kandidatë për kombëtaren që drejtohet nga Sylvinho.

Momenti ku babai i Kristian Shpendit godet portierin e skuadrës kundërshtare:

Të ngajshme

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj

Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu