Telenews

‘Nuk mund me pas koalicion jam kundër’: LVV’ja dhe PDK’ja nuk preferojnë koalicione

 

 

Viti 2024 po shihet si mundësi e shkuarjes në zgjedhje. Për këtë partitë opozitare kanë filluar të mobilizohen.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bëri koalicion me NISMËN.

E i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se është i hapur për koalicion edhe me partitë e tjera opozitare.

“Ne synojmë dhe jemi të hapur, e thash më herët, marrëveshja jonë me NISMËN, është e konceptume që të gjithë ata që dëshirojnë me iu bashku këtij koalicioni mos të ndihen i të mirëseardhur, por të ndihen si në shtëpinë e vet, nuk presim askënd ne punojmë ne angazhohemi. Këto deklarimet e pushteti janë pjesë e arrogancës së tyre, arroganca e numrave arroganca e mashtrimit”, shprehet Haradinaj.

E nga Partia Demokratike e Kosovës është kundër çdo koalicioni të mundshëm.

“ Partia Demokratike e ka shtëpinë e vet të madhe dhe nuk ka subjekt tjetër që mund ta zë ose shtëpi tjetër që mund ta zë Partinë Demokratike. Unë absolut e përshëndes çdo nismë të mirë qytetare në interes të përgjithshëm të vendit, por Partia Demokratike tash për tash është subjekt që edhe besoj që do të vazhdojë në rrugën e saj të reformave dhe të ngritjes së kapaciteteve , në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të jemi atje ku e presin votuesit tanë dhe qytetarët e Kosovës”, thotë Shala.

Mundësinë e ndonjë koalicioni e hodhi poshtë edhe partia në pushtet.

Armend Muja nga LVV-ja, tha se partitë opozitare janë të ngjashme në programin politik dhe deklarata publike.

“ Nuk mund me pas koalicion jam kundër, jam kundër për arsyeje se thjesht janë të njëjta, beso edhe kur komunikojnë kështu me jashtë edhe këtu në Kuvend, më së miri e kanë me bë një sekretariat mediatik sepse linjat e argumentimit dhe programore i kanë të njëjta për besë kështu është”, shprehet Muja.

Televizioni ka tentuar të marr një qëndrim edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.

Të ngajshme

Shqipëria goditet nga një tërmet

Valjeta Turkaj

Franca lëshon targat rozë për automjetet, çfarë tregojnë ato?

Erzana Fazliu

ShBA paralajmëron Iranin se “të gjitha opsionet janë në tryezë” në takimin e OKB-së

Valjeta Turkaj