Profesoresha në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Hasnije Ilazi ka arritur që të ngjitet në malin më të lartë në Afrikë, përkatësisht Kilimanxharo.
Sipas njoftimit të UP-së, ngjitja e saj ka ardhur si kauzë për ngritje të cilësisë në arsimin e lartë, me theks të veçantë në institucionin ku ligjëron.
“Përkushtimi i profesoreshës Hasnije Ilazi për ngritjen e niveleve në arsimin e lartë, dëshmon përkushtimin e saj ndaj ekselencës akademike dhe kërkimit të dijes”, thuhet në njoftim.
Maja e Kilimanxharos është në një lartësi prej 5895 metrash dhe ndodhet në Republikën e Tanzanisë.