Telenews

Lajçak sot viziton Kosovën

Bashkimi Evropian e ka konfirmuar vizitën e emisarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, në Kosovë pas takimeve që ka pasur dje në Serbi, në kuadër të procesit të dialogut mes dy shteteve.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili në një përgjigje për Sinjalin tha se Lajçak sot takohet me “homologët e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se do të jetë në Prishtinë për takime me homologët e Kosovës. Kjo është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të tij të vazhdueshëm me partnerët për t’i ndihmuar ata të ecin përpara në procesin e Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Ndryshe, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka paralajmëruar javën e kaluar se zyrtarë evropianë do të qëndrojnë të martën në Kosovë.

Të ngajshme

17-vjeçari nga Gjilani që dy javë i zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Donat Hashani

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve: I kemi 140 vetë, mund të reduktohet në 100

Donat Hashani

Osmani: FSK-ja, mburoja e atdheut, fuqia që garanton lirinë!

Donat Hashani