Telenews

Pamjet e nënkryetares së Leposaviqit duke konsumuar drogë, Prokuroria autorizon Policinë të nisin hetimet

 

 

Pas publikimit të video-incizimeve ku shihet nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq, duke konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dalë me një njoftim, ku ka bërë të ditur se është autorizuar Policia që të nisin hetimet.

Në njoftim thuhet se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, do të ndërmarrë veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti të publikuar nga Nacionale, me qëllim që të zbulohen të gjitha faktet.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se përkitazi me publikimin e video incizimit të portalit Nacionale, publikuar me datë 29 janar 2024, me qëllim të ndriçimit të gjitha fakteve dhe rrethanave, ka autorizuar Policinë e Kosovës –

Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti, që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale, dhe provave tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Të ngajshme

Çitaku lavdëron kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave: Ata mishërojnë idealizmin, kompetencën dhe përkushtimin

KushtrimGuraj

“Kapja” e zgjedhjeve: Ish-kryetarja e nëndegës së VV-së dhe mbështetësi i “parimeve të Kurtit” marrin poste të rëndësishme në KQZ, anëtarët e “opozitës” heshtin

KushtrimGuraj

Pas vendimit të Gjykatës për sheshin, Uran Ismaili ka një premtim për të që në javën e parë si kryetar

Donat Hashani