Telenews

Kearns i reagon Hovenierit: A kemi parë një deklaratë nga SHBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia?

 

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier reagoi mbrëmë në orët e vona nëpërmjet një komunikate, ku shprehi shqetësimin e tij për “veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë”.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

E ndaj një qëndrimi të tillë të ambasadorit amerikan, ka reaguar deputetja e britanike, Alicia Kearns.

Në një reagim në “X”, Kearns ka pyetur ambasadorin Hovenier se ku qëndron bilanci këtu.

“Ku është bilanci? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist të Banjskës mbetet ende e shurdhër”, ka shkruar Kearns.

Të ngajshme

Kosova dhe Serbia mbeten pa financime nga plani i BE-së për rritje ekonomike

Valjeta Turkaj

Mbeti jashtë Kuvendit, reagon Ilir Meta: Që nga 2008 kam luftuar për votën e lirë

Valjeta Turkaj

Marrëveshja për pensionet, Meloni i dorëzon Ramës dokumentin: Shqiptarët përfitojnë nga 1 qershori

KushtrimGuraj