Boris Pistorius, ministri i Mbrojtjes në Gjermani, ka thënë se shteti i tij në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë.
Pistorius e ka thënë këtë në konferencë për media në Kosovë, pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Insajderi.
“Stabiliteti i rajonit dhe Kosovës është i një rëndësie të veçantë për ne. Ne e dimë edhe nga historia e Evropës në dhjetë vitit e kaluara apo jostabiliteti në Ballkan ka luajtur një rol të madh të sigurisë në të gjithë Evropën”, ka deklaruar ai.
“Prandaj angazhimi jonë është edhe shprehje e solidaritetit për të kontribuar këtu në këtë mënyrë edhe në të ardhmen. Për sa i përket KFOR-it ne kemi deklaruar se do të ofrojmë një kompani shtesë e cila do të vijëkëtë pranverë dhe do të jetë e gatshme për veprim”, ka deklaruar më tej Pistorius.
Ai tutje, teksa ka folur për veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri, ka thënë se Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjshmërinë e saj, mirëpo për dinarin ai thotë se nevojitet të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme.
“Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, ashtu që askush mos të ketë frikë dhe mos ketë mosinformim”, shtoi ai.