Telenews

Kamberi: Pozita e opozita në Serbi po e akuzojnë njëri-tjetrin për bashkëpunim me Kurtin

 

 

Është mbajtur seanca konstituive e Parlamentit të Serbisë. Për këtë detaje ka dhënë deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.

Kamberi e quajti seancën si një “Teatër absurd”.

Ai theksoi se në seancë pozita e opozita atje e ka akuzuar njëri-tjetrin për bashkëpunim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, tha Kamberi.

“Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi”, theksoi ai.

Në këtë seancë, përveç betimit të deputetëve nuk është arritur që të përfundohen pikat e tjera të rendit të ditës.

Të ngajshme

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Donat Hashani

Abdixhiku: Prizreni djep i Lidhjes

Donat Hashani

Haradinaj: Shtimja e vendosur për fitore

Erzana Fazliu