Telenews

Murati sqaron se pse nuk u pranuan sot dinarët serbë në kufi

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sot është tentuar që në Kosovë të futen 117 milionë dinarë në para të gatshme, por që diçka e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së autorizimit të duhur.

Murati ka shkruar në rrjetin social X se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë për bashkëpunim në lehtësimin e transferimit së çdo ndihme për familjet serbe në Kosovë.

“Çdo ndihmë financiare mund të kanalizohet drejtpërdrejt në llogaritë bankare të përfituesve dhe të sigurojë transparencë. Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë që të bashkëpunojë në lehtësimin e transferimit të mundshëm të çdo ndihme për familjet e komunitetit serb në Kosovë. Në vend të kësaj, njerëz që pretendojnë se janë përfaqësuar kanë tentuar sot të kalojnë kufirin tonë duke transportuar 117 milionë dinarë në para të gatshme. Ata nuk u lejuan pa pasur autorizimin e duhur”, ka thënë Murati.

Ministri i Financave ka theksuar se futjen e dinarit serb paligjshëm “s’e lejon asnjë vend”.

Të ngajshme

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës: Fermerët rrezikojnë falimentimin për shkak të vonesave në pagesa

Yllka Gashi

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin 2027 prej 161 milionë eurosh

Yllka Gashi