Telenews

Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas

 

 

Drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas në Shqipëri, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga Dhoma Ekonomike e Gruas, ndërsa përmes një njoftimi thuhet se: “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë.”

Historia tragjike e Klodianës nisi me humbjen e fëmijës, si pasojë e së cilës kaloi në një komplikacion të rëndë dhe prej disa javësh ishte në gjendje kritike për jetën.

Ajo u dërgua dhe në Stamboll për trajtim të specializuar.

Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht ndaj dhe u cel një GoFundMe, për të mbledhur shumën prej 150 mijë euro me qëllim shpëtimin e saj.

Për fat të keq, as mjekimi në Turqi nuk arriti t`ia shpëtonte jetën, raporton TCH.

“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë.

Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore” – thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Të paktën 16 të vdekur nga stuhitë në SHBA

Valjeta Turkaj

Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik

Valjeta Turkaj

Gjesti deklaron mes spektaklit “Du me kon bashkë me Eglin”

Erzana Fazliu