Telenews

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për vrasjen në tentativë në Pejë, e goditi me sëpatë në kokë 26-vjeçarin

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Pejë, ku një person dyshohet se ka tentuar ta vrasë një person tjetër, duke e goditur me sëpatë në kokë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se i dyshuari është arrestuar.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Iber Ibraj, 40-vjeçar.

E gjithë ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’, ku Ibraj dyshohet se sulmoi 26-vjeçarin me sëpatë në kokë.

Viktima ka pësuar lëndime serioze dhe ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal në Pejë, por për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, ai është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Ryva Kajtazi humb personin e ngushtë të familjes

Erzana Fazliu

Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde

Erzana Fazliu

Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, askush s’është mbi ligjin

Erzana Fazliu