Telenews

NASA dhe Google po testojnë një asistent mjekësor me Al për misionet në Hënë dhe Mars

nasa-dhe-google-po-testojne-nje-asistent-mjekesor-me-al-per-misionet-ne-hene-dhe-mars

NASA dhe Google po testojnë një asistent mjekësor me Al për misionet në Hënë dhe Mars

NASA dhe Google po bashkëpunojnë për të testuar një asistent mjekësor të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, i projektuar për të mbështetur astronautët në misione afatgjata, ku vonesat në komunikim me Tokën i bëjnë të pamundura konsultimet mjekësore në kohë reale.

NASA, e cila është e përkushtuar ndaj një epoke të re të fluturimeve hapësinore njerëzore me programin e saj Artemis, po punon me Google për të testuar një provë koncepti për një Asistent Digjital Mjekësor të Ekuipazhit (CMO‑DA).

Asistenti digjital do të ofrojë mbështetje mjekësore për astronautët kur operojnë përtej orbitës së ulët të Tokës, siç janë misionet në Hënë dhe Mars, duke u lejuar ekuipazheve të diagnostikojnë dhe trajtojnë në mënyrë autonome simptomat, shkruajnë mediat e huaja.

“I trajnuar mbi literaturën e fluturimeve hapësinore, sistemi i Inteligjencës Artificiale përdor teknika të përparuara të përpunimit të gjuhës natyrore dhe të mësimit automatik për të ofruar analiza në kohë reale të shëndetit dhe performancës së ekuipazhit”, thanë përfaqësuesit e Google.

Sipas deklaratës, rezultatet e hershme tregojnë mundësinë e diagnozave të besueshme bazuar në simptomat e raportuara.

NASA dhe Google tani po punojnë me mjekët për të testuar dhe rafinuar më tej modelin.

Ndryshe, misionet në hapësirë të thellë, duke përfshirë ato në Hënë ose Mars, mund të përfshijnë vonesa në komunikim, duke i bërë të pamundura konsultimet në kohë reale.

Dhe një kthim i shpejtë në Tokë padyshim nuk është një opsion në raste të tilla.

Andaj, një asistent me Al në bord mund të ndihmojë në kapërcimin e një boshllëku kritik.

Teknologjia mund të jetë e dobishme edhe në mjedise të largëta dhe të vështira, ku qasja në profesionistë të trajnuar mjekësorë është e kufizuar.

Të ngajshme

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi

YouTube tani do të numërojë një shikim sapo të fillojë të luhet një video

Yllka Gashi