Telenews

Çfarë e sheh Peach si shembullin më të mirë se si mund të arrihet pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

 

 

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, tha dje se marrëveshja e Belfast-it, e njohur si Marrëveshja e së Premtes së Mirë, është shembulli më i mirë se si mund të arrihet pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo marrëveshje u nënshkrua në prill të vitit 1998, pas së cilës konflikti mes palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut përfundoi.

Peach tha se kjo marrëveshje është shembulli më i mirë se si Kosova dhe Serbia mund të pajtohen.

Emisari britanik shtoi se ai mbështet dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili “duhet të shkojë drejt krijimit të një të ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë”.

Marrëveshja e së Premtes së Mirë u arrit pas tre dekadash konflikti. Ajo krijoi një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, duke përfshirë një ekzekutiv dhe një asamble, dhe bazohej në trajtimin e barabartë të të dy komuniteteve, me të drejtën e popullit të Irlandës së Veriut për t’u identifikuar dhe pranuar si britanikë ose irlandezë, ose të dyja, dhe të kenë si nënshtetësi britanike dhe irlandeze.

Marrëveshja e vitit 1998 transformoi jetën politike dhe ekonomike të Irlandës së Veriut dhe vazhdon të shërbejë si një kornizë për pajtim dhe prosperitet.

Të ngajshme

Kapen me 375 boksa cigare në aeroportin e Prishtinës

Valjeta Turkaj

Bedri Hamza kritikon vendimin e Speciales: Po minohet besimi i popullit në drejtësi

Valjeta Turkaj

Merr flakë autoambulanca te hoteli “Grand”, ku vdiq 25-vjeçari që ra nga lartësia

Valjeta Turkaj