Telenews

Lekaj: Familja Jashari duhet të mbetet e pastër e emblematike dhe jashtë politikës

 

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka folur lidhur me zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re të vendit, kur kanë mbetur edhe më pak se dhjetë ditë.

Ai ka thënë se nuk beson që familja Jashari duhet të përzihet në politikë, duke u shprehur se si familje duhet të mbetet e pastër dhe emblematike.

“Në historinë e re të Kosovës është familja emblematike që çdo njeri e respekton për kontributin për atë çfarë ka ndodhur në Prekaz, për luftën dhe lirinë e Kosovës, që janë pjesë e saj e pandashme të të mirave që i ka përfituar Kosova.”

“Mendoj që Aleanca do ta përkrahë, mirëpo atë që mund ta them, ne kemi ofruar edhe figurën e zotit Haradinaj që është po familje emblematike…”, ka thënë ai, duke shtuar se: “Nuk besoj se familja Jashari duhet të përzihet në politikë.”

“Duhet të jetë e pastër, ashtu emblematike dhe të konsiderohet si familje e shenjtë, prandaj çdo hyrje, pa marrë parasysh të një figure të familjes Jashari në politikë, mund të them se e zbeh familjen”, është shprehur ai në RTV Dukagjini.

Të ngajshme

OSBE-ja i kërkon KGJK-së plotësimin e shpejtë të pozitave të lira pas lirimit të gjyqtarëve serbë –

KushtrimGuraj

Kurti uron Donjeta Sadikun: Sukses i madh për gjithë sportin e Kosovës –

KushtrimGuraj

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi