Telenews

Formacionet zyrtare: Barcelona – Napoli

 

 

Napoli do të ketë Amir Rrahmanin, Mathias Oliveran dhe Hamed Traoren përsëri të gatshëm, ndërsa Francesco Calzona do të luajë me skuadrën e tij më të fortë për t’u përballur me Barcelonën në ndeshjen e kthimit të 1/16-të të Ligës së Kampionëve sonte.

Napoli shkon në “Camp Nou” me rezultatin 1:1 nga ndeshja e parë në shtëpi në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Napoli duhet gjithashtu të shmangë eliminimin nëse dëshiron të mbajë të gjalla shpresat për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për klube 2025 të rinovuar rishtazi.

Nga ana tjetër, Barcelona ka disa mungesa, pasi mesfushorët Pedri, Gavi dhe Frenkie De Jong mbeten ende jashtë për shkak të lëndimeve, ashtu si edhe Alejandro Balde. Marcos Alonso dhe Ferran Torres janë gjithashtu në dyshim.

Këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshje që nis nga ora 21:00.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Cancelo, Araujo, Christensen, Kounde; Gundogan, Lopez, Cubarsi; Raphinha, Lewandowski, Yamal

Napoli (4-3-3): Meret; Rui, Rrahmani, Jesus, Di Lorenzo; Anguissa, Lobotka, Traore; Kvaratskhelia, Osimhen, Politano

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj