Telenews

Shaban Gogaj edhe në rigjykim dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia

 

 

I akuzuari për vrasjen Agonis Tetajt, Shaban Gogaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim edhe në rigjykim për veprën penale vrasje nga pakujdesia.

Gogaj u dënua për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje lidhur me këtë rast që ndodhi në vitin 2018.

Në shpalljen e aktgjykimit, gjykata ka bërë rikualifikim e veprës penale nga vrasja e rëndë, siç e cilëson aktakuza, në vrasje nga pakujdesia.

Ndryshe, pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 e kishte kthyer lëndën në rigjykim.

Të ngajshme

Pesë minatorë u bllokuan nën tokë për nëntë orë

Valjeta Turkaj

Komuna e Prishtinës njofton nxënësit: Mësimi rifillon nesër në të gjitha shkollat

Valjeta Turkaj

Agim Veliu kërkon dorëheqje dhe zgjedhje në parti: Humbjet e rënda s’mund të kalohen me heshtje, LDK-së i duhen fitues

KushtrimGuraj