Telenews

Lajçaku pas takimit me Vuçiqin e Petkoviqin: Folëm për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes

 

 

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ka qëndruar sot për vizitë në Serbi, ku u takua me presidentin e atjeshëm, Aleksandar Vuçiq dhe drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajçak tha se me Vuçiqin dhe Petkoviqin folën për takimin e javës së ardhme në nivel të kryenegociatorëve për zbatimin e Marrëveshjes së Brukeslit.

“Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale të cilat duhet të adresohen urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

Më 19 mars në Bruksel do të mbahet takimi i ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve, ku ndër temat që do të diskutohen janë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit e po ashtu edhe çështja e dinarit në Kosovë.

 

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj