Telenews

Rrokulliset një veturë në rrugën Mitrovicë – Pejë, lëndohet një person

 

 

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë.

Një veturë është rrokullisur, prej nga për pasojë një person ka pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 14:50, është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në
fshatin Lushte- ka ndodhur një aksident trafiku me lendime e perfshire nje veturë civil me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar shoferi i cili ka kërkuar tretman mjekësor.”, tha Zahiti për Mitropol.

Të ngajshme

Startech24.com – Teknologjia dhe produktet që ju duhen, vetëm një klikim larg

Rrezarta Ramaj

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Familjarët të pakënaqur me dënimin prej 10 vjetësh ndaj Gjokoviqit: Ku është drejtësia?

Rrezarta Ramaj