Telenews

Shpend Ahmeti e kritikon ashpër kryeministrin Kurti

 

 

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahemti, ka drejtuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti.

Ahmeti tha se agjendën po e udhëheqin me tema që janë anësore dhe për të nxitë një reagim emocional, pasi sipas tij, propaganda këtë punë e ka.

“Është prezantimi selektiv i fakteve për të nxitur reagim emocional, e ku ka më lehtë sesa te ne shqiptarët e Kosovës për të nxitur reagim emocional, duke na folur për dinarin, për qirilicën e për gjëra të tilla, e nuk kanë faj as bashkësia ndërkombëtare që na shohin momentalisht, sepse në gjashtë muajt e fundit ne e kemi targetuar me politika vetëm komunitetin serb”.

“Gjithmonë e kam zakon të them se mos i dëgjoni çka flasin por çka bëjnë. Cilat janë shifrat, projektet të cilat e kanë përmirësuar jetën e qytetarit, sepse unë s’e krahasoj këtë qeveri me të kaluarën dhe mua fare pak më bën përshtypje se a janë këta më mirë se të tjerët”, tha Ahmeti në “Info Magazine”.

Tutje, Ahmeti foli edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e Manastirit të Deçanit, për të cilin tha se pajtohet me të, por s’është dashur të gënjehet populli, pasi sipas tij, dallimi aktualisht është se Kosova gjendet nën sanksione.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj