Xhudistja kosovare, Laura Fazliu është ndalur në gjysmëfinale të Grand Slam Tbilisi që po zhvillohet në Gjeorgji.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu pësoi humbje në gjysmëfinale nga xhudistja polake, Angelika Szymanska.
Tani, Fazliu garën e vazhdon në finale të repesazhit, ku për medaljen e bronztë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Joanne Van Lieshout.

